Kërcënohet kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj është kërcënuar mbrëmë më 24 janar rreth orës 20:00 përmes mesazheve. Këtë e konfirmoi për portalin rtv21.tv zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Kryetari i Komunës së Prizrenit ka raportuar se rreth orës 20:00 është kanos nga një i dyshuar, i dyshuari i parë ka përcjellë mesazhin nëpërmes të dyshuarit të dytë, të djali i ankuesit. Ankuesi është Kanos nga i dyshuar pasi që ai është i pakënaqur me vlerësimin e pronës së tij nga komuna.”, tha Bytyqi.
Ai më tej sqaroi se fjala është për një pronë-shtëpi e cila ka disa vite që pengon përfundimin e rrugës “Tranziti i ri” në Prizren.
“Të dyshuarit janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit kujdestar janë ndal në ndalim policor për 48 orë.”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button