Kurti tregon politikën e tij për komunat

Kryeministri i Kosovës Albin Kuri, ka treguar politikën e Qeverisë për komuna e zhvillim rajonal.
Ai i ka listuar disa projekte në këtë drejtim.
Kurti ka thënë se Qeveria ka zbatuar projektin “Municipality 4 Youth” me vlerë 2,7 milionë dollarë dhe programin për zhvillim rajonal me 17 projekte të investimeve kapitale në 16 komuna, në vlerë prej 1,4 milion euro.
Ai po ashtu ka treguar edhe për edhe programin për zhvillim rajonal të balancuar në vlerë 3 milionë euro.
Sipas tij nga 38 projekte në programin për bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile, në vlerë prej 107 mijë euro, kanë përfituar 200 të rinj dhe gra.
“Avancuam bashkëpunimin ndërkufitar me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. Janë paraparë mbi 25 milionë euro; Iniciuam zhvillimin e portalit E-Komunat për digjitalizim në nivel lokal; Mbështetëm komunitetet nëpërmjet Fondit prej 1 milion euro; Forcuam të drejtat e komuniteteve nëpër komuna; Hartuam Planin Kombëtar të Veprimit për Partneritetin për Qeverisje të Hapur – PQH me qëllim të anëtarësimit në organizatën ndërkombëtare PQH; Miratuam Strategjinë Kombëtare për menaxhimin dhe kontrollin e qenve me dhe pa pronar”, ka shkruar Kurti ndër të tjera./21Media

Back to top button