Kërcënoi djemtë e tij, arrestohet 59 vjeçari nga Krusha e Vogël

Dje njësia e trafikur rajonal në Prizren ka pranuar një informatë nga një qytetar nga Krusha e Vogël, se babai i ka kërcënuar djemtë e tij dhe është duke shkuar ne vendin e punës ku ata janë duke punuar.
Reagimi policor ka qenë i menjëhershëm, ku i dyshuari është ndaluar dhe gjatë kontrollit në brezin e tij, Polica ka gjetur dhe sekuestruar ne cilësinë e provave materiale një një pistoletë dhe dy karikator me nga 10 fishek cal. 9 mm.
I dyshuari N.K 50 vjeçar është shoqëruar në stacion policor në Prizren, ku edhe është intervistuar.
Për rastin u informua prokurori i shtetit i cili urdhëroi qe rasti të dërgohet në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button