Kanye West pranon të marrë trajtim për t’u bërë njeri e baba më i mirë

Reperi Kanye West ka pranuar të marrë trajtim pas gjithë situatave aspak të këndshme dhe shumë të bujshme të fundit lidhur me divorcin me tashmë ish bashkëshorten, Kim Kardashian si dhe jetën e tij profesionale.
Pas disa javësh “sulm” ndaj ish bashkëshortes, West siç duket më në fund është dorëzuar dhe do të hyjë në një institucion trajtimi.
Sipas raportimeve të fundit, West beson se do të bëhet një njëri dhe baba më I mirë pas ndihmës mjeëksore.
West nuk e ka përjetuar mirë ndarjen nga Kim, ai ka akuzuar vazhdimisht atë për keq prindërim dhe gjithashtu edhe që kjo e fundit nuk po e linte t’i takonte fëmijët.
Deri më tani nuk është bërë e ditur se në cilin institucion po kërkon trajtim reperi./21Media

Back to top button