“Kërcënojnë” gastronomët në rast se nuk i mbështet qeveria

 

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka paralajmëruar prapë protestë nëse në rast të vendimeve për mbyllje nuk subvencionohet ky sekotor.

“Ne si shoqatë pas të gjitha diskutimeve me anëtarët e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, së bashku me biznese të ndryshme të cilat do të preken nga Vendimi i rradhës, njëzëri kemi rënë dakord, që në rast se vendimet e ardhshme për mbyllje nuk do të subvencionohen apo mbështeten me plane konkrete strategjike për mbulimin e dëmeve, dhe Pako për subvencionim të linjave të pagave të punëtorëve, subvencionim të shpenzimeve të qirasë, ndihmesë në pagesën e interesave të kredive, ndarjen e granteve që stimulojnë qarkullimin në Gastronomi, zotohemi që do të kundershtojmë çdo vendim për mbyllje të mëtutjeshme ose shkurtim orari, në çdo formë të mundshme, përfshire edhe ato radikale, mos mbylljen e lokaleve, apo edhe protesta! “, thuhet në njoftimin e kësaj shoqate pas mbledhjes që kanë mbajtur.

Tutje në njoftim thuhet se shoqata bashkëndjen me të prekurit nga virusi mirëpo sipas tyre mbylljet pa asnjë mbështetje nga qeveria janë të papranueshme.

Sot ministri i Shëndetësisë do të mbajë takim virtual me kryetarët e komunave ku pritet të diskutojë për masat e reja që do të mirren për të parandaluar Covid-19./21Media

 

Back to top button