Kërkesa e Hasanit për Specialen i kthehet Kryesisë

Kërkohet debat parlamentar për këtë çështje

Komisioni për Legjislacion i ka kthyer Kryesisë së Kuvendit kërkesën e deputetit të PDK-së, Nait Hasani rreth debatit parlamentar për Gjykatën Speciale.

Deputeti Hasani dhe deputetët nënshkrues kanë kërkuar nga Kuvendi që të organizojë një debat për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara dhe zyrën e prokurorit të specializuar.

Për këtë, Kryesia pas shqyrtimit të kësaj kërkese kishte vendosur që këtë çështje t’ia delegojë Komisionit për Legjislacion që të jap një rekomandim, meqë nuk ka qenë e qartë nëse është kërkuar vetëm debat, apo nismë Ligjore për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale./21Media

Back to top button