Kërkesa e PS-së për shkarkimi i Metës futet në kalendarin e punimeve të Kuvendit

1 min read

Notice: Trying to get property 'post_excerpt' of non-object in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/inc/hooks/hook-single-header.php on line 65

 

Konferenca e Kryetarëve fut në kalendarin e punës shqyrtimin e propozimit të mazhorancës për shkarkimin e Presidenit të Shqipërisë, Ilir Meta.

Futja e shqyrtimit të shkarkimit të presidentit në kalendarin e punës së kuvendit erdhi pas propozimit të adresuar nga socialistët, të cilët grumbulluan 26 firma që mbështesin këtë nismë.

Konferenca e Kryetarëve u mblodh ditën e sotme ku u vendos miratimi i programit të punës në kuvend për periudhën 10 maj-9 korrik 2021 dhe kalendarin e punimeve për periudhën 4-21 maj 2021.

Datat e vendosura për zhvillimin e senacave plenare mësohet të jenë  4 maj, 6 maj, 13 maj dhe 20 maj 2021.

Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve u zhvillua me anë të mjetit të komunikimit elektronik (Cisco Webex)./oranews