Kaloni te përmbajtja kryesore

Kërkesa për shtyrje të zgjedhjeve, Hovenier te Kurti

Jeffrey Hovenier, ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, sot është parë duke hyrë në qeveri. Vizita e tij në qeveri vjen pas takimeve me liderët opozitarë.
Hovenier gjatë ditës së djeshme ka takuar kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi e atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ndërkaq sot ka takuar kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.
Arsyet e kësaj vizite të ambasadorit amerikan në qeveri nuk janë bërë ende publike.
Portali rtv21.tv ka kontaktuar Qeverinë e Kosovës, por ende nuk ka marrë pergjigjie.
Megjithatë, për këtë vizitë mund të aludohet se ka të bëjë me zgjedhjet në veri të Kosovës.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button