Kroacia në gjysmëfinale, eliminoi Brazilin

Kroacia është gjysmëfinalistja e parë e Kupës së Botës. Kroatët kanë mundur Brazilin me penallti, 4:2.
Kombëtarja e Kroacisë ia ka shuar ëndrrën Brazilit për triumf në Kupën e Botës, pasi që e ka eliminuar në çerekfinale me ndihmën e penalltive.
120’ minutat e ndeshjes duke përfshirë këtu edhe vazhdimet u mbyllën me rezultat të barabartë 1:1, ku fituesi u përcaktua me ndihmën e penalltive.
Fillimisht, ishe Neymar ai i cili e kaloi Brazilin në epërsi prej 1:0 në minutën e 105+1’, ndërsa rezultatin në 1:1 e barazoi Bruno Petkovic në minutën e 117’.
Në penallti Kroacia e mposhti Brazilin me shifrat 4:2, ku dy penallti te brazilianët i humbën Rodrygo dhe Marquinhos.
Me këtë fitore, Kroacia vazhdon tani në gjysmëfinale të Kupës së Botës, ku atje e pret fituesin e ndeshjes mes Holandës e Argjentinës.

Back to top button