Kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar në Itali, arrestohet në Kosovë

Sot gjatë ditës si rezultat i veprimeve operativo hetimore të realizuara nga njësiti policor i Policisë së Kosovës (Fast Kosova), është arritur të lokalizohet dhe njëherit të arrestohet personi i dyshuar (B. B.), i cili kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e shtetit të Italisë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se personi i dyshuar kërkohej lidhur me veprën penale “Organizimi i trafikimit me drogë” dhe është i dënuar me 30 vite burgim.

Me urdhër të prokurorit kompetent, personi i dyshuar është dërguar në mbajtje për 48 orë, përderisa veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës./21Media

Back to top button