Kërkohen para për ndërtimin e shtatores së Skënderbeut në Prizren

1 min read

Notice: Trying to get property 'post_excerpt' of non-object in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/inc/hooks/hook-single-header.php on line 65

Po thuajse gjysma e shumës është mbledhur

Shoqata “Trojet e Arbrit” ka inicuar që shtatorja e heroit të kombit, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut ngritet edhe në qytetin e Prizrenit. Kërkesën e shoqatës e ka pranuar komuna e Prizrenit, e cila si ndihmë ka ndarë 9 mijë euro, shkruan rtv21.tv

Ndërsa, siç theksoi Abaz Fejzullahu sonte në “Fol Shqip Show”, në Zvicër janë mbledhur mbi 22 mijë franga dhe euro, derisa edhe në SHBA dhe Gjermani janë mbledhur disa shuma të parave për këtë qëllim. Sipas tij, po thuajse gjysma e parave janë grumbulluar.

Gurthemeli i shtatore është bërë më 28 nëntor të vitit 2019, ndërsa, përurimi i saj pritet të bëhet më 2 mars të këtoj viti.

Të gjithë ata që duan, mund të kontribuojnë te shoqata “Trojet e Arbrit” në facebook./21Media