Kërkohet dorëheqja e Rifat Latifit

Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës ka kërkuar sot dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi.
Nga FSSHK-ja kanë thënë se ministri nuk ka reaguar për ngritjen e mirëqenies së punëtorëve shëndetësorë pas publikimit të draftit për Ligjin e Pagave.
“Pas lajmit të publikuar në media shprehim indinjatën tonë të thellë se Ju si Ministër nuk reagoni për ngritjen e mirëqenies së punëtorëve shëndetësor. Andaj nga ky moment pasi që Ju jeni apatik ndaj kërkesave tona do të kërkojmë edhe dorëheqjen tuaj. Ministër, ju keni ardhur tërësisht me një demagogji se si do të bëhet shëndetësia pas 30 vitesh, por duke e parë që ju nuk e keni interesimin as më të vogël për shëndetësi ose veproni ose ikni”, thuhet në reagimin e tyre./21Media

Back to top button