Kërkohet drejtësi për gazetarët e vrarë e të zhdukur në Kosovë

Janë 15 gazetarë në Kosovë që janë vrarë dhe për vrasjen e tyre askush deri sot nuk është dënuar, kurse 4 gazetarë vazhdojnë të jenë të zhdukur.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në bashkëpunim me misionin në Kosovë të Organizatës për siguri dhe bashkëpunim në Evropë-OSBE mbajtën konferencë kushtuar gazetarëve të vrarë dhe të zhdukur në Kosovë për periudhën 1998-2005. Familjarët e gazetarëve të vrarë e të zhdukur si dhe gazetarë të vendit- pjesëmarrës në këtë debat, kërkuan drejtësi dhe urdhërdhënësit e këtyre vrasjeve të vihen para drejtësisë.(Teksti: Kujtesa Bajrami -Fana, kamera-Gjenc Karaçi)./21Media

Back to top button