Kërkohet drejtësi për vajzat e gratë e vrara

Dhjetëra gra dhe vajza sot kanë marshuar në heshtje nga sheshi “Zahir Pajaziti” në drejtim të Qeverisë së Kosovës. Protestueset kanë qëndruar pranë objektit të qeverisë në heshtje, duke kërkuar drejtësi për vajzat e gratë e vrara.
Të indinjuara nga abuzimi sistematik i vajzave dhe grave dhe vdekjeve të tyre si pasojë e kësaj dhune, mungesës së përgjigjes së duhur institucionale në parandalimin dhe ndarjen e dënimeve të merituara për kryerësit e këtyre veprave, Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet ka realizuar performancën artistike dhe marshin “BOLL MA – Asnjë grua e vajzë më pak, asnjë vdekje më shumë”.

Back to top button