Prishtinë: Nesër – s’ka rrymë, s’ka as ujë!

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se në cilat lagje të Prishtinës nuk do të ketë ujë.
Përmes një postimi në ”Facebook”, bëhet e ditur se pa ujë do të mbetet lagjja Sofalia.
”Ju njoftojmë se nesër më datë 06.12.2021, do të ketë ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike prej orës 11:00 deri më 15:00. Gjatë kësaj kohe pa furnizim me energji elektrike do të mbetet pika matëse: DPR 90065707 KRU” Prishtina” sh.a. , lagjja Sofalia. Pa furnizim me ujë të pijshëm mund të mbetet zona e njejtë , në periudhën e njejtë për shkak të mungesës së energjisë elektrike në stacionin e pompave – Sofali”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button