Kërkohet hartimi i një kodi zgjedhor për media

AGK organizoi tryezë diskutimi “Zgjedhjet dhe përgjegjësia e mediave në këtë proces”

Përfaqësues të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, shprehën shqetësim se po qarkullojn në profile të rreme në rrjetet sociale të akterëve politik e që siç u tha mediat po bien pre e këtyre dezinformatave.

Në debatin me gazetarë dhe pjestarë të shoqërisë civile me temë “Zgjedhjet dhe përgjegjësia e mediave në këtë proces”, kryeredaktori i “Kohës Ditore”, Agron Bajrami, tha se fatkeqësisht këtë zgjedhjet do të na njollosin më shumë se çdo vit tjetër, derisa kërkoi hartimin e një kodi zgjedhor për mediat, raporton rtv21.tv.

Edhe drejtori i informacionit në RTV 21, Eugen Saraçini u pajtua se është i nevojshëm një kod i tillë, por tha se problemi është se sa zbatohet ky kod. Saraçini e pa si problem atë se subjektet politike deshirojnë ta përcaktojnë formatin e debateve dhe siç u shpreh kjo nuk është detyrë e tyre. “E kanë gabim kur thonë se duhet ta percaktojnë se sa persona të marrin pjesë në debat. Ndërsa, KPM duhet të diciplinojë mediat të cilat bëjnë shkelje”, tha ai./21Media

Back to top button