MI5 kishte paralajmëruar se sulmuesi është i rrezikshëm
Ky shërbim kishte paralajmëruar rreth 3 herë
Shërbimi i sigurisë MI5 së paku tri herë është paralajmëruar në qëndrimet ekstremiste të sulmuesit vetëvrasës Salman Abedi, i cili javën e kaluar ka kryer sulm në fund të pop koncertit në “Manchester Arena” duke vrarë 22 persona në mesin e të cilëve shtatë fëmijë, transmeton BBC.
MI5 ka filluar hetimet se si personeli i këtij shërbimi ka vepruar pas paralajmërimit se Abedi(22) është i rreziksën dhe po përgatit një raport të veçantë për ministrat britanikë dhe ata që mbikëqyrin punën e këtij shërbimi.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?