Kërkohet heqja e orës policore dhe e maskës

Kryetarët e Komunave sot në takimin e virtual të mbajtur me ushtruesen e detyrës së ministres së Ministrisë së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku kanë kërkuar që të hiqet ora policiore si dhe maska kur një person është vetëm duke ecur.
Siç ka informuar Asociacioni i Komunave të Kosovës, Bunjaku i ka informuar Kryetarët e Komunave se deri tani për moshat mbi 16 vjet janë vaksinuar 67.5% e popullatës me dozën e parë dhe 47.6% me dozën e dytë. Në anën tjetër, ka një rënie dhe stabilizim të situatës me infeksionet dhe përhapjen me virusin e pandemisë Covid-19.
“Andaj vlerësim i përgjithshëm është që këto masa të vazhdojnë edhe për dy javët e ardhshme sidomos tani që ka nis shkolla dhe kemi fushatën për zgjedhjet lokale me 17 tetor.”, ka informuar AKK.
Në anën tjetër, Asociacioni i Komunave të Kosovës ka kërkuar që me datën 18 tetor (një ditë pas zgjedhjeve të 17 tetorit – ditën e zgjedhjeve lokale) të mos mbahet mësimi, por të dezinfektohen shkollat meqë aty pritet të mbahen votimet dhe atë me buxhet të siguruar nga niveli qendror për komunat meqë mjetet komunale në shërbime dhe mallëra janë në limite të vogla.
“Poashtu u kërkua që në ambiente të jashtme të lejohet tubimi deri në 50 persona të vaksionuar si dhe të hiqen maskat kur një person vetëm është duke ecur. Poashtu nga Kryetarët e Komunave u kërkua që të shikohet mundësia e heqjes së orës policore dhe të vazhdoj furnizimi i Komunave me barna esenciale.”, është bërë e ditur në njoftim.
U.d e ministres Bunjaku ka kërkuar edhe nga Inspektoratet dhe Policia që të sforcojnë aktivitetet në zbatimin e masave kundër kësaj pandemie, të cilat janë në fuqi./21Media

Back to top button