10 mijë e 736 vaksina janë dhënë në 24 orët e fundit në Kosovë

 
Në 24 orët e fundit janë dhënë 10 mijë e 736 doza të vaksinës kundër COVID-19 në Kosovë.
Kështu ka njoftuar ministria e Shëndetësisë(MSH), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.407.966 doza të vaksinës. Deri më sot 588.481 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, ka njoftuar MSH.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë konfirmuar 30 raste të reja me COVID-19, nga 2 mijë e 347 testime të kryera. Fatmirësisht asnjë qytetarë nuk ka humbur jetën nga virusi gjatë këtyre orëve./21Media

Back to top button