Kërkohet kujdes ndaj propozimeve për zgjerim të kompetencave të asociacionit

Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë vazhdon të jetë temë e diskutimeve si në skenën politike kosovare ashtu edhe në qarqet diplomatike perëndimore. Së fundmi kjo temë është rikthyer në diskursin politik bashkë me “drafti gjerman”, sipas të cilit, Asociacioni është entitet i ligjshëm i krijuar në vijë me Marrëveshjen e parë dhe Kushtetutën e Kosovës. Këtë çështje e konsdierpojnë tejet të ndijshme si puashteti ashtu edhe opozita. Haki Abazi i Vetëvendosjes konsideron se nuk duhet lejuar të krijohen mekanizma institucional që sabotojnë shtetin nga brenda.
“Asociacion mund të ketë, por jo me kompetenca ekzekutive. Mund të ketë çfarëdo lloj asociacioni që është i bazuar në lirinë e asocimit siç është asociacioni i komunave të tjera të Kosovës. Mund të ketë organizime brenda sektorit joqeveritar të çfarëdoshme që janë brenda zbatimit të ligjit. Nuk ma merr mendja që termi asociacion do të jetë kaq i ngarkuar sa i përket idesë që kjo përbënë ndonjë problem. Problemi është me insistimin që kjo të ketë kompetenca ekzekutive dhe kjo paraqet pushtetin e tretë, mes atij lokal dhe qendror. Këtu nuk bëhen tolerime, mund të quani kokëfortësi, apo çfarëdo tjetër, por nuk duhet lejuar mekanizma institucional që sabotojnë shtetin nga brenda, apo krijojnë një republikë serbe”, thotë ai.
Kujdes në lidhje me asociacionin kërkon edhe shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri. Thotë se çfarëdo tendence për të anashkaluar vendimin e Gjykatës Kushtetuese është shkelje e rregullimit politik dhe sistemit qeverisës që ka Kosova.
“Ne nuk kemi marrë ndonjë draft, por çështja e asociacionit duhet të diskutohet në kuadër të marrëveshjes finale. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i prerë dhe qartë, ne duhet vetëm të qëndrojmë në të. Çfarëdo makinacioni apo tendence për të kaluar atë vendim është dëmtim i rregullit politik dhe sistemit qeverisës që ka Kosova”, potencon Tahiri.
Analisti politik, Artan Muhaxhiri, thotë vlerëson se në anjë mënyrë nuk duhet lejuar zgjerimin e kompetencave të asociacionit.
“Asociacioni i komunave me shumicë serbe është shndërruar në një bllokadë të patejkalueshme në raport me ndërkombëtarët, por edhe me Beogradin zyrtar nga ana e Qeverisë së Kosovës. Faktikisht Qeveria e Kosovës duhet të ketë vetëm një vijë të kuqe, e cila është mocenimi i funksionimit normal dhe strukturor të shtetit të Kosovës. Çdo format i asociacionit që nuk e pengon funksionimin normal të Kosovës dhe nuk është në kundërshtim me Kushtetutën duhet të merret në konsideratë si i pranueshëm. Në të kundërtën, secili draft, apo propozim që merret me zgjerimin e kompetencave të asociacionit nuk duhet të merret në konsideratë dhe të injorohet plotësisht sepse ai nënkupton banjëzimin e shtetit të Kosovës”, thekson Muhaxhiri.
Javën e kaluar u publikua një draft për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i cili u tha se është përgatitur nga një organizatë joqeveritare gjermane. Mirëpo, krerët institucionalë të Kosovës i cilësuan vetëm lajme të rrejshme./21Media

Back to top button