Girona ndal me barazim Realin

Real Madridi nuk ka arritur që të arkëtojë më shumë se një pikë nga ballafaqimi me Gironën në “Santiago Bernabeu” në kuadër të xhiros së 12-të në La Liga.
Mysafirët u treguan skuadër cilësore që nga fillimi duke mos e lejuar skuadrën e Carlo Ancelottit ta aplikojë lojën sulmuese dhe kjo bëri që pjesa e parë të mbyllet pa gola.
Në pjesën e dytë, Reali pati më shumë posedimin e topit dhe kontrollin e lojës, por iu deshën 70 minuta për ta shënuar golin e epërsisë, derisa realizues ishte braziliani Vinicius Junior që u asistua nga Fede Valverde.
Vetëm dhjetë minuta me vonë, Girona riktheu baraspeshën në rezultat me Stuan që realizoi nga penalltia për 1-1, që doli të jetë rezultati përfundimtar.
Në minutat shtesë, Reali luajti me një lojtar më pak pasi nga loja me karton të kuq u përjashtua mesfuahori gjerman Toni Kroos.
Ky barazim i shkon për shtati Barcelonës që tani ka vetëm një pikë me pak se Real Madridi që merr vendin e parë me 32 pikë.

Back to top button