Kërkohet ndihmë për shërimin e 5 vjeçarit, deri më tani janë mbledhur 60% e mjeteve
Dion Gashi, 5 vjeçar nga Gjilani, vuan nga sëmundja e leukemisë Akute Lymphoblastic dhe ka nevojë për trajtim jashtë vendit.
Shuma e nevojshme për trajtim në Turqi është 140 mijë euro.
Familjarët kanë njoftuar se deri më tani janë mbledhur 60% e shumës së nevojshme, duke u bërë thirrje qytetarëve që t’iu ndihmojnë edhe në sigurimin e pjesës tjetër të mjeteve për shërimin e Dionit.
Llogaria Bankare është në emrin e nënës së Dionit, (Zade Gashit).

Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?