Kërkohet paraburgim ndaj djalit që rrahu nënën

Kërkohet masa e paraburgimit në afat prej një muaji

Prokuroria Themelore në Gjakovë njofton se sot ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë, Dega në Malishevë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit L.M., nga Malisheva, për shkak se ka sulmuar fizikisht nënën e tij Xh. M.

Rasti ka ndodhur në shtëpinë e tyre, ku pas një mosmarrëveshje që kishin, për shkak se i pandehuri i ka kërkuar para nënës së tij, e pasi që e njëjta nuk kishte para për t’i dhënë, ai së pari ka filluar të thyejë gjëra në shtëpi dhe pastaj e ka goditur të dëmtuarën, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit, ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej një muaji.

Back to top button