Kërkohet paraburgim ndaj gjakovarit që iu gjeten 33 bimë të llojit kanabis sativa

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit J.B., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”.
Prokuroria ka njoftuar se nga data e pa vërtetuar e deri më 14 shtator 2022, i pandehuri J.B., në Komunën e Gjakovës, pa autorizim kultivon bimë të hashashit, shkurres e kokainës ose bimën e kanabisit, me qëllim të prodhimit të narkotikëve ose substancave psikotrope.
Në oborrin e shtëpisë së të pandehurit, janë gjetur 33 bimë narkotike të llojit kanabis satira, si dhe në shtëpinë e veturën e tij i janë gjetur edhe 560 gramë marihuanë, dhe një peshore elektronike, të cilat janë sekuestruar nga ana e policisë.
Prokurori i rastit ndaj të pandehurit J.B., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh./21Media

Back to top button