Kërkohet paraburgim ndaj profesorit pedofil në Prizren
Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit F.K., i cili gjendet në ndalim 48 orësh nga data 28.04.2022.
Sipas kërkesës së prokurorisë, i pandehuri F.K., dyshohet se ka kryer veprën penale ”Ofrimi i materialit pornografik personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet”.
Dje Prokuroria Themelore në Prizren, ka njoftuar se me urdhër të prokurorit kujdestar është ndaluar i dyshuari F.K., në kohëzgjatje prej 48 orëve./21Media