Koreografët i përgjigjen me protestë deklaratës së ministrit Çeku: Ka në Kosovë profesionistë

Në ditën ndërkombëtare të Vallëzimit kërcimtarët dhe koreografët në Kosovë, po protestojnë para Ministrisë së Kulturës . E këtë po e bëjnë përmes vallëzimit.
E një gjë të tillë po e bëjnë si reagim ndaj një deklaratë të ministrit të Kulturës Hajrullah Çeu i cili ka thënë
Koreograf Robert Nuha për RTV21 tha se këtë protestë po e bëjnë që të dëgjohet zëri i tyre dhe për të mbrojtur integritetin e tyre “Në deklaratat e fundit të ministrit kemi parë një lloj neglizhence edhe një lloj injorimi ndaj njerëzve të shkolluar në Kosovë. “, tha ndër tjerash Nuha.

Ai tutje deklaroi se ministri Çeku do të duhej të kërkonte falje për deklaratën që ka bërë.
“Po dalim me qëllimin e mirë që sendet me shku në vendin e vet, ministri me dalë qoftë edhe me një sqarim qoftë edhe me një kërkim falje edhe me vazhdu tutje që shoqëria jonë me pas mundësi me besu të shkollimi.”, tha Robert Nuha.

Ndërsa tregoi se protestës së tyre nga Ministria e Kulturës iu ka përgjigjur zyrtari për informim i kësaj ministrie duke thënë se ministri Çeku nuk është prezent se me kënaqësi do të dilte ta shihte performancën e tyre.

Ministri i Kulturës Hajrullah Çeku ditë më parë kishte thënë se Kosova nuk ka kuadro me shkollim të lartë në fushën e koreografisë./21Media

Back to top button