Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për grabitjen e mbrëmshme
Mbrëmë u grabit një market në Prishtinë
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit i cili u arrestua mbrëmjen e kaluar pas një grabitjeje të një filiale të rrjetit të marketit “Meridian” në lagjen Dardania.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka tha për kallxo.com se kërkesa për paraburgim është bërë, ndërsa shtoi se po presin nga ana e policisë kallëzimin penal ndaj të dyshuarit për të shikuar nëse i njëjti është i involvuar në rastet e vjedhjeve gjatë muajit të fundit.