Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it në Zveçan

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit M.A., i cili dyshohet për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-i në Zveçan.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj Prokurorie, Liridona Kozmaqi.
“Ju informoj se prokurori i çështjes për të cilën keni pyetur, ka pashtruar kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj të dyshuarit M.A”, tha Kozmaqi.
Të martën arrestimin e të dyshuarit e ka bërë të ditur ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla.
Sfeçla përmes një postimi në rrjetin e tij social në Facebook tha se “asnjë kriminel e terrorist nuk do të ndjejë lirinë për aq kohë sa ka cënuar rendin tonë kushtetues, punën e institucioneve tona, detyrën e zyrtarëve tanë e personelit ndërkombëtar”. /21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?