Kërkohet paraburgim ndaj tre personave lidhur me rastin “Brezovica”

Prokuroria Themelore në Ferizaj sot ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Ferizaj ndaj të pandehurve B.H., A. Ç., dhe I.A, të cilët me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh.
Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i arsyeshëm se i pandehuri A.Ç., si person zyrtar-sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në Prishtinë, ka keqpërdorur pozitën e tij zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete dhe persona tjerë, me këtë do të kryente veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar”.
I njëjti sipas Prokurorisë ka pranuar para me qëllim që të veproj në kundërshtim me detyrën e tij zyrtare, me këtë do të kryente veprën penale “Marrja e ryshfetit”.
Ndërsa, për të pandehurin tjetër B.H., ekziston dyshimi i arsyeshem se i njëjti si person zyrtar- kryeinspektor i Inspektoratit në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në Prishitnë, tani MEA, ka keqpërdorur pozitën e tij zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete dhe persona tjerë, me këtë do të kryente veprën penale ““Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar”.
Ndërsa, për të pandehurin tjetër I.A., ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti, i ka dhënë para personit zyrtar që të veprojë në kundërshtim me detyrat e tij zyrtare, me këtë do të kryente veprën penale penale “Dhënia e ryshfetit” dhe veprën penale “Ushtrimi i ndikimit”.
Dje Prokuroria bashkë me Policinë zhvilluan një aksion që ishte vazhdim i aksionit lidhur me rastin “Brezovica”. Të enjten u arrestuan tre persona, ndërsa pesë të tjerë janë në kërkim./21Media
 

Back to top button