Kërkohet paraburgim për personin që dhunoi të miturën

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, E.K.,  për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhunimi”.

Prokuroria njoftoi se më 23 shtator 2021, i pandehuri sipas marrëveshjes paraprake me të miturën, me veturën e tij e ka pritur të njëjtën në dalje të fshatit Janosh, Komuna e Gjakovës, ku së bashku kishin shkuar në shtëpinë e të pandehurit, në fshatin Vitomericë, Komuna e Pejës.

Nga data 23 shtator 2021 e deri më 29 shtator 2021, për t’iu shmangur familjarëve e policisë, kanë lëvizur në lokacione të ndryshme, ku gjatë gjithë kësaj kohe i pandehuri e ka detyruar të miturën, të kryej marrëdhënie seksuale në vazhdimësi.

Pas disa veprimeve operative nga ana e zyrtarëve policorë, është arritur të lokalizohet vendi dhe të arrestohet i pandehuri.

I njëjti me urdhër të prokurorit gjenden në ndalim nga data 29 shtator 2021./21Media

Back to top button