Lojërat Olimpike “Pekini 2022” do të mbahen vetëm me tifozë vendorë

Lojërat Olimpike Dimërore “Pekini 2022” sivjet do të zhvillohen vetëm me tifozë vendorë.
Kështu ka bërë të ditur sot Komiteti Olimpik i Kosovës, i cili ka informuar se të gjithë sportistët dhe pjesëmarrësit në LOD “Pekini 2022”, të cilët s’janë të vaksionuar, do të hyjnë në karantinë 21 ditëshe në Pekin, ndërsa gjatë zhvillimit të Lojërave të gjithë do t’i nënshtrohen testeve të përditshme për Covid-19.
Një tjetër vendim i rëndësishëm është shitja e biletave, e cila do të bëhet vetëm për tifozët që banojnë në Kinë.
“Për ekipin olimpik të Kosovës, LOD “Pekini 2022” do të jenë të dytat pas debutimit në “PyeongChang 2018”. LOD “Pekini 2022” mbahen prej 4-20 shkurt 2022 në Pekin të Kinës.”, është bërë e ditur në njoftim./21Media

Back to top button