Kërkohet paraburgim për policin e dyshuar

Në orën 14:00 seanca dëgjimore

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka parashtruar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj V.V, policit të dyshuar për keqpërdorim seksual të së miturës.

“Prokurori kujdestar ka ushtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit V.V., në drejtim të veprave penale “Keqpërdorimi seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin, e sanksionuar sipas nenit 238 paragrafi1 pika 1.3, të KPRK-së” dhe veprën penale “Ndërprerja e palejuar e shtatzënësisë e sanksionuar sipas nenit 184 paragrafin 2 lidhur me paragrafin 1, lidhur me nenin 33 të KPRK-së”.”, bëhet e ditur në komunikatën e Prokurorisë.

Gjykata Themelore në Prishtinë, në ora 14:00, ka caktuar seancë dëgjimore lidhur me kërkesën e prokurori për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin.

Ditën e martë në media u raportua se e mitura nga Drenasi ishte keqpërdorur seksualisht nga profesori SH. XH dhe nga hetuesi policor V. V, ky i fundit e kishte lënë shtatzënë të miturën e pastaj e kishte detyruar që të abortojë. Polici në fjalë është arrestuar. /21Media

Back to top button