Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që fitoi tender përmes dokumenteve të rreme

Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar paraburgim për të dyshuarin i cili fitoi tender përmes dokumenteve të rreme, bëhet e ditur përmes një komunikate.
Prokuroria ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit J.M., pronar i kompanisë “Tribune” –
J.M.,me urdhër të prokurorit të shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh dhe i njëjti po dyshohet se ka kryer veprat penale keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik dhe rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve
Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se, i pandehuri J.M.,  ka shkelur rregullat e prokurimit publik gjatë ofertës për dhënien e kontratës së prokurimit publik me titull “Renovimi dhe meremetimi i objekteve spitalore” dhe “Rregullimi i nxehjes qendrore”, në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit.
Tutje sipas Prokurorisë, i dyshuari në mënyrë të kundërligjshme, ka paraqitur dokumentacion të rremë dhe ka arritur të shpallej fitues i tenderit prej 47,058.03 Euro dhe pa autorizim ka lëshuar dokument në emër të personit tjetër.
Sipas Prokurorisë, i dyshuari ka prezantuar kontratë mbi vepër, të cilën e ka nënshkruar në emër të dikujt tjetër, ka përpiluar CV dhe referenca me përmbajtje të rreme të kompanisë së tij, Në këtë mënyrë, i njëjti dyshohet edhe për veprën penale ‘’Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve’’, nga neni 391 të KPRK-së./21Media

Back to top button