Kërkohet përshpejtimi i procedurave për kërkesat e operatorëve kabllorë

OAK konsideron se problemi i operatorëve kabllorë ka të bëjë me vendosjen e ndriçimit pa standarde

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) sot i është drejtuar edhe njëherë me një shkresë kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliut dhe zëvendësministrit të Financave, Mustafa Graincës në emër të operatorëve kabllorë që veprojnë në Komunën e Ferizajt, e të cilët janë duke hasur në disa vështirësi.

“Gjatë takimit të realizuar në muajin nëntor të vitit 2018 u premtua që do të shqyrtohet rasti. Duke pas parasysh dëmin e madh që po ju shkaktohet në njërën anë bizneseve të operatorëve kabllorë që po dëmtohen financiarisht dhe në prestigj nga keqpërdorimi i pajisjeve të vendosura nga ana e një operatori tuaj, e cila po ul cilësinë e shërbimit që e ofrojnë, ndërsa në anën tjetër konsumatorët nuk po marrin shërbime në çmimin për të cilin paguajnë, OAK kërkon që urgjentisht të ndërmerren hapat e nevojshëm lidhur me këtë çështje”, bëhet e ditur në komunikatë.

OAK konsideron se problemi i operatorëve kabllorë ka të bëjë me vendosjen e ndriçimit pa standarde, i cili ndikon në ulje të cilësisë së internetit dhe shfrytëzimin e hallkave të vendosura nga kontraktuesi për ndriçim publik.

Back to top button