Kërkohet që fillimi i mësimit me prezencë fizike në shkolla të shtyhet

Këshilli i Prindërve të Kosovës, sot ka kërkuar që nëse gjendja nuk përmirësohet dukshëm, fillimi i mësimit me prezencë fizike në shkolla të shtyhet.
Këshilli ka deklaruar se fillimi i mësimit më 1 shtator me prezencë të plotë në shkolla është tejet i rrezikshëm dhe me potencial të lartë të pasojave në shëndetin e jetën e fëmijëve, por edhe gjithë familjeve.
“Shtyrja mund të jetë 1+1 javë, varësisht situatës me pandemi.”, është shkruar në faqen e Këshillit të Prindërve të Kosovës në facebook.
Ndërsa, dje, gjatë takimit të Kolegjiumit për Arsim të Asociacionit të Komunave të Kosovës me Drejtorët Komunalë të Arsimit, e ku ka marrë pjesë ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci është bërë se ditur se viti i ri shkollor do të fillojë më 1 shtator me prezencë fizike në shkollë dhe me orar të plotë./21Media

Back to top button