Kërkohet rritja e pagave për punëtoret e sigurimit në EULEX
Po kërkohet rritja e pagave për punëtorët teknik dhe atyre të sigurimit fizik në pikat e EULEX-it.
Një gjë e tillë u ngrit gjatë takimit të kryetarit të Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi me shefin e EULEX-it Mathias Zander.
“Se janë pagat e vogla është pajtuar edhe shefi i EULEX-it dhe për ketë ata do t’i shtjerrin t ‘gjitha mundësitë për ketë rritje pagash, nëse kjo nuk bëhet sindikata u tha atyre kemi planin B që këtyre punëtorëve tu bëhet zgjidhje. “, thuhet në njoftimin e sindikatës./21Media