Kërkohet rritja e skemës së garantimit të kredive për bizneset
Havolli në takim me drejtuesit e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore
Zëvendësguvernatori për Mbikëqyrje Financiare i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Sokol Havolli, ka pritur në takim drejtuesit e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore.
Në këtë takim është diskutuar lidhur me mundësitë për zhvillimin e sektorëve të ekonomisë, të cilët kanë qasje më të limituar në produkte financiare.
Drejtuesit e FKGK-së kanë njoftuar për veprimet e marra për të forcuar dritaret e agrobiznesit, si dhe për financimin e bizneseve të udhëhequra nga gratë, instrumente këto që do të mundësojnë rritjen dhe zhvillimin më të shpejtë të bizneseve të këtyre kategorive.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?