Veseli: Një ekonomi e zhvilluar mbështetet në sektorin privat

“Po punojmë në një plan ekonomik për Kosovën, i cili do të bëhet publik së shpejti”

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli sot ka vizituar një fabrikë të tullave në Landovicë të Prizrenit, e cila ka të punësuar mbi 300 njerëz dhe eksporton jashtë Kosovës.

Veseli ka thënë se një ekonomi e zhvilluar mbështetet në sektorin privat, që me gjithë vështirësitë po ia del të ketë sukses.

“Pasdite vizitova njërën prej fabrikave më të mëdha të tullave në Landovicë të Prizrenit, e cila ka të punësuar mbi 300 njerëz dhe eksporton jashtë Kosovës. Një ekonomi e zhvilluar mbështetet në sektorin privat, që me gjithë vështirësitë po ia del të ketë sukses. E sigurova pronarin Refki Hoxha se do të angazhohem për të krijuar qasje dhe mundësi të barabarta duke luftuar korrupsionin, në mënyrë që bizneset si ky i tullave dhe bizneset tjera në Kosovë të kenë edhe më shumë suksese”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Veseli ka theksuar se po punojnë në një plan ekonomik për Kosovën, i cili do të bëhet publik së shpejti dhe fillon me luftën kundër korrupsionit./21Media

 

Back to top button