Kërkohet rritje e pagave për të punësuarit në arsim

Plenumi i mësimdhënësve kërkon rritje të pagës së të gjithë të punësuarve në arsim për 20% nga janari i vitit 2022, duke iu referuar çmimeve të prodhimeve për nevojat e përditshme dhe të rritjes së pagës minimale në shtet.
Në kërkesën, të cilën e drejton deri te ministrja e Arsimit dhe Shkencës në Maqedoninë e Veriut, Milla Carovska, Plenumi i mësimdhënësve theksoi se në sondazhin që e ka zbatuar, shumica e madhe e anëtarëve të tyre janë deklaruar se janë të pakënaqur nga pranimet e tanishme të të punësuarve në institucionet arsimore.
“Të punësuarit në arsim meritojnë standard më të mirë jetësor dhe më shumë mjete për ekzistencë dhe për shkak të kësaj kërkojmë nga ju seriozisht të inkuadroheni ndaj kërkesës tonë dhe ta realizoni”, thekson Plenumi në kërkesën deri te Carovska, shkruan TV21./21Media

Back to top button