Kërkohet shkarkimi i logopedit Iljasa Fazliu i cili dyshohet se keqtrajtoi 3-vjeçaren me autizëm

Qendra për Informim dhe Përmirësim Social (QIPS) po kërkon shkarkimin e logopedit Iljasa Fazliut. Kërkesa e kësaj qendre vjen pasi u raportua se i njëjti ka abuzuar me një fëmijë.
“QIPS, me rastin e abuzimit të fëmiut nga Iljasa Fazliu ka kërkuar dorëheqjen e tij dhe hetimin e komisionit disiplinor me anë të një ankese drejtuar drejtores së ShSKUK, Dr. Narqize Hoxhaj-Arenliu. Me anë të kësaj ankese është njoftuar gjithashtu Inspektorati Shëndetësor dhe Ministria e Shëndetësisë.”, thuhet në njoftim.
Kjo qendër në nëj postim në Facebook shkruan se presin që gjatë kësaj jave një përgjigje ndaj ankesës , e cila sipas tyre duhet të rezultojë në shkarkimin e menjëhershëm të Iljasa Fazliut pasi që ai paraqet rrezik për shëndetin publik.
“Vendime të cilat normalizojnë dhunën dhe amnistojnë abuzuesit në institucione publike nuk duhet të pranohen, rrjedhimisht çdo përgjigje e cila nuk rezulton në shkarkimin e Iljasa Fazliut është e pa pranueshme.Ne shpresojmë se ankesa do të adresohet së shpejti. Në rast se ShSKUK dështon në përgjegjësinë e saj për të ruajtur shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve, ne do të vazhdojmë të kërkojmë shkarkimin e Iljasa Fazliut në forma tjera.”, përfundon njoftimi./21Media

Back to top button