Hovenier: Nuk mbështesim marrëveshje që kërcënon sovranitetin e Kosovës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeff Hovenier, tha se vendi i tij e ka bërë të qartë tashmë se nuk mbështet asnjë marrëveshje që shkel Kushtetutën e Kosovës ose që kërcënon sovranitetin, pavarësinë dhe karakterin multietnik të saj.
Deklarata e plotë e ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier:
“Sot në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishim nikoqir të një grupi të larmishëm për të diskutuar rreth Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe në Kosovë. Demorkacia përfshirëse kërkon shkëmbim të ideve me respekt, ne organizojmë këtë diskutim me një sërë palësh të interesuarar për të dëgjuar larminë e pikëpamjeve për këtë temë dhe për të këkruar gjuhë të përbashkët me qëllim të lehtësimit dhe avancimit të obligimeve të marra nga Qeveria e Kosovës, për zbatimine një Asociacioni të Komunave me shumicë serbe, drejtpërdrejt i dëgjuam pikëpamjet e pjesëmarrësve për zbatimin e një asociacioni dhe si mund të arrihet kjo në mënyrë që të sigurojë të ardhmën e Kosovës si vend sovran, i pavarur, demokratik dhe shumë-etnik. Këto perspektiva janë të rëndësishme për avancimin e përparimit të Kosovës në rrugëtimin e saj drejt integrimit evropian dhe euroatlanik.
Pjesëmarrësit në takimin tonë përfshinin pjesëtarë të shoqërisë civile të Kosovës, pjesëtarë qeveritarë, udhëheqës politikë si dhe pjesëtarë të korpusit diplomatik.
Partneriteti ynë me Kosovën është i palëkundur dhe diskutimi i sotshëm reflekton miqësinë tonë të palëkundur dhe të gjatë me popullin e Kosovës.
Donim të kuptonim këndvështrimet e pejsëmarrësve për një AKSH çka do të mund të ishte, si do të mund të ofrojë shërbime për qytetarët e Republikës së Kosovës, por gjithashtu dhe çfarë kapacitetesh nuk mund dhe nuk do të duhej t’i ketë.
Diskutimi ynë u përqëndrua në tri tema:
E para-si mund të funksionojë AKSSH-ja në praktikë dhe pjesëmarrësit në takim ngritën një varg temash përfshirë përceptimet rreth përgjegjësive dhe kufizimeve të mundshme të një asociacioni.
E dyta- të funksionojë një asociacion në kuadër të kornizës ligjore, sërish dëgjuam këndvështrime të shumta duke përfshirë edhe marrëveshjen e Brukselit dhe mendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015 .
E treta- si mundet një Asociacion i komunave me shumicë serbe të kontribuojë në zhvillimin ekonomik dhe ofrimin efiksas të shërbimeve për qytetarët serbë të Kosovës dhe për pakicat e tjera. Prandaj dëgjuam pikëpamje se si një asociacion mund të ndihmojë në adresimin e çështjeve dhe nevojave të çfarëdo komuniteti që janë thelbësore për të gjitha këto dhe për të cilat komunat e Kosovës janë përgjegjëse si arsimi, kujdesi shëndetësor, planifikimi urban, rural, zhvillimi ekonomik lokal. Diskutimi i sotshëm pasqyron rëndësinë që shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët tanë i japin çështjes që Kosova të zbatojë një Asociacion të komunave me shumicë serbe që është në përputhje me Kushtetutën e Ksovës dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Disa zyrtarë të SHBA-së tashmë e kanë thënë këtë, por dëshiroj të qartësoj sërish qendrimin e SHBA-së. Ne nuk mbështesim asnjë aranzhim që shkel Kushtetutën e Kosovës që nuk është në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese e vitit 2015 ose që do të kërcënonte sovranitetitn, pavarësinë, karakterin shumë-etnik dhe institucionet demokratike. Fuqimisht kundërshtojmë krijimin e çfarëdo etniteti që i përngjan Republikës serbe në Bosnjë e Hercegovinë.
Presim që Kosova të përmbush obligimet e saj, kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që të ofrojë vizionin e saj për një asociacion që ajo beson se mbron të ardhen e Kosovës si shtet sovran, i pavarur shumë-etnik dhe demokratik dhe që siguron të drejtat e pakicave në përputhje me marrëveshjen e Bruksleit dhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Kjo është thelbësore, e rëndësishme dhe urgjente. Ne jemi të gatshëm që të ofrojmë ekspertizë dhe mëbshtjetje politike ëpr të siguruar që ajo funksionon në interesin më të mirë të të gjithë kosovarëve. Shkëmbimi i ideve gjatë takimit të sotshëm nxori në pah ide të shumta të hisedarvë që janë thelbësore për të siguruar që AKSH-ja do të jetë përgjegjëse ndaj nevojave të komuniteteve të cilave synohet të iu shërbejë. Pjesëtarët e Qeverisë tani kanë mundësi që të marrin parasyëshë atë që dëgjuan sot dhe t’i përfshijnë ato këndëvështrime në punën e Qeverisë për këtë çështje të rëndësishme.
Shpresojmë se ky diskutim do të frymëzojë përkushtim të ri dhe përpjekje të ripërtrira për të punuar drejt krijimit të një asociacioni që ne e konsiderojmë se do të jetë kritik përderisa Kosova ndërton të ardhmen e saj të drejt si shtet sovran, shumëetnik, demokratik dhe i pavarur që është plotësisht i integruar në strukturat evropiane dhe euroatlantike.
ShBA-të e ndajnë këtë vision me popullin e Kosovës dhe do të vazhdojnë të qëndrojnë ndaj tij si mike dhe aleate”.
Kujtojmë se sot në hapësirat e Ambasadës së ShBA-së në Kosovë është mbajtur takimi me përfaqësues qeveritarë, liderë politikë e akterë nga shoqëria civile ku u diskutua çështja e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe./21Media 
 

Back to top button