Kërkohet të hiqet presioni i detyrave të shtëpisë ndaj nxënësve

Kina ka miratuar një ligj në arsim që synon të reduktojë presionin e detyrave të tepërta të shtëpisë dhe mësimit intensiv pas shkollës.
Prindërve u kërkohet të sigurojnë që fëmijët e tyre të kenë kohë të arsyeshme për pushim dhe stërvitje dhe të mos kalojnë shumë kohë në internet.
Në gusht Kina ndaloi provimet me shkrim për fëmijët gjashtë dhe shtatë vjeç.
Zyrtarët paralajmëruan në atë kohë se shëndeti fizik dhe mendor i fëmijëve po dëmtohej, transmeton rtv21.tv.
Vitin e fundit shteti ka prezantuar edhe një sërë masash që synojnë të zbutin “varësinë” e fëmijëve ndaj internetit dhe kulturës popullore.
Masa e fundit u miratua të shtunën nga Komiteti i Përhershëm i Kongresit Popullor Kombëtar, organi i përhershëm legjislativ i vendit.
Detajet e plota të ligjit nuk janë publikuar ende, por raportet e mediave sugjerojnë se ai inkurajon prindërit të ushqejnë moralin, zhvillimin intelektual dhe zakonet sociale të fëmijëve të tyre.
Pushteti vendor do të jetë përgjegjës për zbatimin, si sigurimi i fondeve për “pasurimin e aktiviteteve jashtëkurrikulare”./21Media

Back to top button