Kërkohet të mos shkurtohet buxheti i Institucionit të Avokatit të Popullit

 

Në Komisionin për Buxhet dhe Transfere është shqyrtuar Raporti vjetor financiar i Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2019.

Avokati i Popullit Naim Qelaj gjatë prezantimit të raportit ka kërkuar nga deputetët që buxheti për vitin 2021 të mos ketë shkurtime për këtë institucion, pasi sipas tij ka pasur shkurtim të buxhetit në vitet paraprake.

Sa i përket ankesave, Qelaj tha se ka qenë numri konstant.

Sipas tij, institucioni i avokatit në vazhdimësi ka pasur ankesa, edhe pse ka një rënie të lehtë të ankesave. Megjithatë ka një rritje të numrit të ankesa për aspektet shëndetësore dhe punësimit.

“Pas kalimit të pandemisë besojmë se do të rritet numri i ankesave për shkak të situatave të krijuara nga COVID-19”, tha Qelaj.

Komisioni tashmë po vazhdon shqyrtimin në parim të Projektligjit për Buxhetin 2021, të cilin po e prezanton zëvendës ministri i Financave Agim Krasniqi.

Pas kësaj pritet të hedhet në votim Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike.

Back to top button