Kërkohet zgjatja e afatit edhe për 15 ditë tjera për konvertimin e veturave me targa ilegale

Sot është afati i fundit për konvertimin e veturave me targa ilegale në RKS.

Për portalin rtv21.tv zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani ka thënë se nga 1 nëntori deri më sot janë konvertuar 3 mijë e 800 vetura.

Elshani tutje ka thënë se kanë kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme që afati të zgjatet edhe për 15 ditë tjera, por që ende nuk kanë marrë pergjigje.

Nëse nuk do ketë zgjatje të afatit, Elshani ka thënë se nesër Policia e Kosovës fillon me zbatimin e ligjit për këto vetura./21Media 

Back to top button