Kërkoi të bëhej Minister i Shëndetësisë, Labi tregon pesë punët e para që do t’i kryente

Këngëtari i njohur dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri ditë më parë , i kërkoi kryeminstrit Albin Kurti që ta bëjë Ministër të Shëndetësisë, përmes një postimi në Facebook.
Tani, Labi ka bërë një tjetër shkrim me anë të të cilit ka treguar se pesë punët e para që do t’i bënte me një pozitë të tillë.
“NËSE DO TI KISHIM DUART E LIRA PËR TË VEPRUAR DHE PËRKRAHJEN E QEVERISË….
Gjithçka u shtrejtua dhe jeta po rëndohet çdo ditë e me shumë për qytetarët e vendit tonë,
1). Për tri vite ne mund ta rregullojmë çështjen e ligjit për TRANSPLANT, sepse edhe nëse duam t’i shërojmë rastet me leukemi në Kosovë nuk mundemi aktualisht, e nëse duhet t’i bëhet dikujt diçka transplantim , egziston ama për disa pika, e si fillim ne duhet t’a rregullojmë ligjin e mos të shkojmë në Turqi apo në vendet e tjera të rajonit,
2). Për dymbëdhjetë muaj e hiç më shumë, asnjë spital në teritorin e Republikës së Kosovës nuk mund të mbetet pa barëra esenciale dhe pa u rregulluar ashtu siç duhet rolet e funksionet në to si institucione përkatëse të shëndetësisë, duke e përfshirë këtu edhe spitalin e Ferizajt në nujë afat rekord, dhe kudo tjetër ku duhet të bëhen spitalet tona, natyrisht me peticion serioz dhe me dëshirën e ekspertëve dhe qytetarëve se ku duhet të vendoset ai spital,
3). Asnjë prind i qytetarëve të vendit, nuk mbetet pa insulina, të cilët vuajnë nga diabeti; si dhe insulina më e mirë sesa këto që janë aktuale e dim mirë se çfare janë,
4). Gjithmonë në bashkëpunim me ekspertët e shëndetësisë, ne do t’i kishim realizuar; shitjen e barërave me mundësinë që mund t’a përballojë qytetari, edhe nëse i blen në barnatoret private,
5). Asnjë qytet i madh, e besa dhe me më pak banorë që janë, nuk do të mbetet me autoambulanca që na i kanë dhuruar si “vitrat”! por ato çfarë duhet t’i kemi e të cilat i meritojmë,
Pra, shteti duhet të bëjë ato që i duam ne e familjet tona, ato që i kërkojmë e për të cilat kemi nevojë si qytetarë të këtij vendi, sepse vetëm nëpërmjet realizimit të nevojave të qytetarëve, ne mund t’ua kthejmë popullit besimin në institucione dhe shpresën se edhe këtu do të bëhet mirë, madje shumë më mirë sesa në disa vende përreth,
Urdhëroni dhe kryejini kushdo nga ju këto që unë i kam shkruar, pastaj e shohim nëse shahet apo duhet shteti…?
Shëndetësia dhe arsimi janë mbiemri i secilit e cilitdo zhvillim në vendin tonë…!
Këto kushte ia dëshirojë familjes sime, e prandaj ua dëshirojë të njejtat edhe popullit tim aty ku unë jetojë.
Pas këtij shkrimi, pas orës 18:00c e postoj peticionon online tek unë , duke e shikuar se sa mijera shqiptarë e kanë besimin që ti kryejmë këto punë me emrin tim!
Pastaj më nuk do mirrem më me temën e kërkeses sime në të mirë të popullatës sonë”, ka shkruar Tahiri.

Ai kërkoi vetëm një mandat të të parit të Shëndetësisë, që t’i ndihmojë qytetarët e Kosovës, madje siç ka shkruar ai, do të punonte pa pagesë vetëm që qytetarët të shërohen në vend të vetin.
“Si ministër i shëndetesisë, do të punoja pa as një rrogë, vetëm ta realizojë atë që e duan qytetarët tanë , besimin në shëndetesi se jo akoma pas 20 vite paratë tona të shkojnë në Turqi e në vende të ndryshme! E dini edhe ju, e din edhe e gjithë shqiptaria se shtëpia ime tashmë është bërë një lloj mini-ministrie e shëndetësisë, për faktin se qytetarët tanë na besojnë, adresohen tek ne dhe gjejnë trajtimin njerëzor! Rasti i fundit ishte dje, kur familja dhe qytetarët kërkuan nga unë, që të mirrem me një vajzë me emrin Stina, shërimi i së cilës kushton 2,500.000 milionë euro.”, shkroi Labi./21Media
 

Back to top button