Moti në Maqedoninë e Veriut

 
Mot me diell me temperatura të ulëta do të mbajë sot në Maqedoninë e Veriut. Në disa vende temperaturat e mëngjesit do të jenë nën zero dhe do të ketë kushte për mjegull të dobët nëpër fushëgropa.
Gjatë ditës do të jetë me diell dhe do të fryejë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të lëvizë prej -4 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 13 deri në 17 gradë Celsius.
Në Shkup në mëngjes ftohtë me kushte për mjegull të dobët të mëngjesit. Gjatë ditës kryesisht me diell. Do të fryejë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura  e mëngjesit do të bie deri në -1 gradë Celsius, ndërsa e  ditës do të arrijë 14 gradë Celsius.
Edhe të mërkurën do të mbajë kryesisht mot i kthjellët me temperatura të ulëta, të cilat vende-vende  do të jenë diku nën zero gradë Celsius. Prej të enjten vranësira do të rritet dhe në ditët në vijim do të mbisundojë mot  me vranësira mesatare me rritje graduale, veçanërisht në temperaturat e mëngjesit. Nëpër fushëgropa të veçanta  do të ketë kushte për mjegull të mëngjesit./21Media

Back to top button