Kervan në Asamblenë Parlamentare: Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për anëtarësim në KiE

Deputeti i Republikës së Kosovës, Enis Kervan në fjalën e tij në Asamblenë Parlamentare, ku deputetët janë mbledhur për të votuar mbi kërkesën e Kosovës për pranim në Këshillin e Evropës, ka thënë se Kosova ka bërë përparim të dukshëm në përmbushjen e të gjitha kritereve për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Kervan u bëri thirrje deputetëve që të votojnë në favor të raportit të përgatitur nga Bakojanis.

“Përpara se të futem në këtë temë, dua të falënderoj nga zemra, Doran, për punën e saj të jashtëzakonshme dhe përkushtimin e patundur. Gjithashtu, dua të shpreh mirënjohjen për të gjithë ju dhe ata që keni kontribuar për ta bërë këtë moment historik si për Kosovën ashtu edhe për Këshillin e Evropës”, tha ndër tjera Kervan.

Back to top button