Këshilli i prindërve në ShFMU “Mihal Grameno” sot mban protestë

Këshilli i prindërve në ShFMU “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë do të mbajë protestë sot nga ora 12:30.

Kjo pasi nxënësit e klasave të po vijojnë mësimin që nga fillimi i gjysmëvjetorit të dytë.

Mësimi nuk po vijon për shkak të ndryshimit të orarit dhe kalimit në ndërrimin e tretë.

“Pavarësisht raportimeve tuaja të vlerësuara në lidhje me kundërshtimet tona si prindër ndaj vendimit antiligjor të drejtorit të shkollës ne fjalë për ndërrimin e orarit në mes të vitit dhe crregullimin total të aktiviteteve edukative të fëmijëve, pavarësisht gjetjeve antiligjore dhe rekomandimeve të Inspektoratit të Ministrisë së Arsimit pas inspektimit në drejtorinë e shkollës dhe rekomandimit qe mësimi te fillojë me orarin e fillimvitit, dhe pavarësisht pranimit nga DKA se ka ndodhur një shkelje ligjore nga ana e drejtorit, drejtori i shkollës në fjalë z. Sadri Emini, vazhdon të injorojë çështjen duke pamundësuar vijimin e mësimit që nga fillimi i gjysmëvjetorit të dytë, duke mbajtur një vendim të kundërligjshëm për ndryshimin e orarit dhe duke dëmtuar rëndë fëmijët tonë, nxënësit e klasave të 5-ta”, thuhet në njoftimin e Këshillit të prindërve./21Media

Back to top button