Këshilli i qytetit në Kiev bën thirrje për ndihmë në mes luftimeve të ashpra
Një qark në veriperëndim të kryeqytetit ukrainas të Kievit ka bërë një apel urgjent për ndihmë mes bombardimeve intensive nga forcat ruse.
Rrethi i Buçës është në qendër të luftimeve për më shumë se një javë.
“Armiku vazhdon të bombardojë pa mëshirë të gjitha lagjet në Bucha: çdo ditë është lufta për mbijetesë. Nuk ka energji elektrike, ngrohje, komunikim, interne”, tha këshilli i qytetit të dielën në ”Facebook”.
Këshilli thotë tutje se është e pamundur të ofrohet ndihma humanitare, sepse komuniteti është nën rrethim dhe se ata kanë nevojë për mbështetje për të mbijetuar!
”Na ndihmoni të shpëtojmë komunitetin!”, thanë ata./21Media