QKUK-ja kërkon rritje pagash prej 50 për qind
Shoqata sindikale e QKUK-së ka kërkuar rritje pagash prej 50 për qind, me arsyetimin se implementimi i Ligjit të Pagave fillon tetë muaj pas daljes në Gazetën Zyrtare, ndërkaq ai ende nuk ka shkuar në Kuvend as për lexim të parë.
“Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të shoqatës sindikale të QKUK mbajtur me 06.09.2022,u vendos që të kërkohet rritje pagash preh 50 për qind sepse arsyet e me sipërme na bëjnë skeptik që ky projektligj mund të kalojë dhe aq më pak të fillojë implementimi i tij. Duke u nisur nga kjo logjikë e shëndoshë se rritje pagash s’ka pasur nga viti 2014 dhe për çdo vit kemi pasur rritje ekonomike (sipas statistikave zyrtare vitin e kaluar 10 për qind), e kur ja shtojmë kësaj edhe inflacionin zyrtar mbi 19 për qind, besojmë që kjo kërkesë është mjaft argumentuese”, thuhet në komunikatën e kësaj shoqate.
Shoqata ka bërë të ditur po ashtu se në ditët në vijim do të ketë konsultime me anëtarësinë e gjerë brenda QKUK-së dhe shoqatat e tjera sindikale për të diskutuar lidhur me lëvizjet sindikale që do t’i ndërmarrin.
Një ditë pas fillimit të grevës së përgjithshme në arsim e administratë publike, e cila ka nisur më 25 gusht, kjo shoqatë ka dalë në mbështetje./21Media

Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?